Ngjarjet i mbledhin njerëzit për të kaluar kohë, për të mësuar, për shkëmbim përvojash dhe zbavitje. Ne duam t’i sjellim tek ne vlerat univerzale të botës, ndërsa botës t’ia ofrojmë përvojat tona nëpërmjet bashkëveprimit të cilat ngjarjet e krijojnë. Kjo fushë e punës është një botë e posazbuluar e cila në të ardhmen do të na marrë pjesën më të madhe të kohës dhe energjisë. Varfëria dhe izolimi me siguri janë problemet më të mëdha në Maqedoni për momentin. Shkalla e lartë e papunësisë si dhe pagat e ulëta lënë pak hapësirë që qytetarët e Maqedonisë t’i plotësojnë nevojat kulturore. Një numër i madh i qytetarëve asnjëherë nuk kanë qenë në ndonjë ekspozitë, balet apo opera. Gjendja është edhe më e vështirë në qytetet më të vogla ku nuk ka as kinema. Një pjesë e madhe nuk kanë dalë jashtë vendit e as nuk kanë mundësi që ndonjëherë të dalin- dhe ky është momenti ku ne kyçemi. Në çdo qytezë, po edhe në Shkup, një ngjarje kulturore të paktën një herë në muaj. Kultura e botës, muzika, filmi, loja, poezija.. ide të reja, vizione të reja, njerëz të ndryshëm, këndvështrime të ndryshme.. dhe e gjithë kjo pa pagesë për të gjithë! Ndërsa në fazën tjetër- kultura e Maqedonisë para botës! Demokracia është kulturë, kultura është demokraci!