Alter

Qendra për zhvillim të demokracisë

FILLOJMË

Rreth nesh

Alter


Qendra për zhvillim të demokracisë Alter që nga fundi i shekullit të kaluar ka kontribuar për një Maqedoni më demokratike, një Maqedoni më të hapur, më të lirë dhe një Maqedoni më mendjehapur! Një grup gazetarësh formalisht u regjistrua si organizatë joqeveritare më 8 tetor të vitit 2000. Që atëherë kemi bërë më shumë se 200 video- emisione të cilat i trajtojnë të drejtat e atyre qe ishin më pak të barabartë në shoqërinë maqedonase… Kemi shkruar dhe bërë video për njerëzit me nevoja të posaçme, për gratë dhe fëmijët, për burrat të çveshun nga të drejtat, për LGBT komunitetin, për romët, të rinjtë, për marrëdhëniet ndëretnike si dhe për të jetuarit në diversitet… Kemi bashkëpunuar me të ngjashëm si dhe me më të mire se ne nga Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Romania, Sërbia dhe Hungaria. Kemi punuar bashkë me UNDP-në, me FOS-Maqedoni , SZOM dhe me Paktin për Stabilitet. Kryesisht kemi pasur përkrahjen e Ministirisë Gjermane për Zhvillim dhe Bashkëpunim nëpërmjet Institutit për Marrëdhënie me Jashtë. Dekada e parë e mileniumit të ri na kaloi duke u marrë me krizën në vend. Marrëdhëniet ndëretnike dhe varfëria vazhdojnë të jenë probleme me të cilat ende merremi. Por tani, në dekaden e dytë të shekullit 21 do t’a zgjerojmë rrethin e veprimit. Përveç mediave, do t’i përfshijmë edhe institucionet kulturore në punën tonë. Do të mundohemi që përveç se në Shkup, të fokusohemi edhe në qytetet më të vogla; t’ua afrojmë botën edhe atyre! Demokracia është qëllim, dhe për t’a arritur qëllimin të gjitha mjetet janë të lejuara!

Puna


Qëllimi i Alteri-t është të ofroj ALTERnativë. T’a bëj popullatën në Maqedoni të kuptojë se bota përbëhet nga diversitetet të cilat duhen njoftuar dhe rrespektuar. Diversitetet duhet të na mësojnë si të përmirësohemi. Qasja deri tek realizimi i qëllimit tone është adekuat-nëpërmjet video produksioneve, organizim të ngjarjeve, debate, seminare dhe punëtori si dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

 

team img

TË TJERËT

team img

MILENIUN

team img

SPORT DHE HENDIKEP

 

team img

EVA MAGAZINË

team img

MAGAZINË PËR ROMËT

team img

TË RIKTHYERIT

 

Portfoli


Portfoli jonë në video plan përbëhet prej më shumë se 200 gjysmë orëshe, video programe dhe shumë video të shkurtëra, të cilat janë produkt i jonë, bashkëpunim me njerëz të tjerë ose institucione nga Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Romania, Sërbia dhe Hungaria. Kemi bashkëpunuar me UNDP-në, FOS- Maqedoni, SOZM-në, me Paktin për Stabilitet, ndërsa kryesisht na ka mbështetur Ministria e Gjermanisë për zhvillim dhe bashkëpunim permes Institutit për Marrëdheniet jashtë vendit. Në planin për organizimin e evenimenteve bashkëpunojmë me UNDP, si dhe projekte të ndryshme të mbështetura nga EU, UNDP,USAID…

Bashkëpunim


Asgjë nga ato që i punojmë ose duam ta krijojmë nuk mundemi dhe nuk duam ta arrijmë vet. Idea kryesore e Alter është bashkimi i njerëzve. Këtu do të gjeni vetem një pjesë të mundësive për bashkëpunim. Nëse keni ndonjë ide që nuk e kemi përmendur, do të ishim falënderues nëse do e ndanit me ne.

A keni nevojë për ndonjë ngjarje?

Jeni komunë, bashkësi më e vogël, institut kulturor dhe ngjashëm dhe doni të organizoni ngjarje? Hedhni një shikim kontakteve tona më poshtë dhe vendosni cila ju përshtatet më shumë (e-mail, telefon, letër..) dhe na kontaktoni. Ne do e organizojmë ngjarjen!

Ju duhet të ndani me të tjerët ndonjë ngjarje?

Jeni artist ose grup artistësh, organizatë kulturore ose institucion e cila duhet t’a ndaj një ngjarje nga Maqedonia me botën apo një ngjarje nga bota në Maqedoni? Zgjedhni formën e kontaktit e cila ju përshtatet, ne do të bëjmë gjithcka që Maqedonia dhe bota t’ju shohë!

Ju duhet ndihmë për organizim?

Doni të organizoni dicka dhe nuk keni keshillë, ndihmë teknike ose mbështetje? Përvoja jonë , ekipa dhe pajisjet janë garancion se ne mund t’ju ndihmojmë. Lajmërohuni dhe ne jemi këtu për ju!

Kontakt


Mund të na kontaktoni në crdalter@gmail.com, në Facebook, ose në Twitter, ose të na gjeni në çdo qytet të Maqedonisë. Thjesht – kërkoni në ngjarje të reja! Nëse keni dëshirë të na vizitoni ose të na shkruani - urdhëroni në Rr. Metodija Shatorov Sharlo 30-2/51 1000, Shkup, Maqedoni. Telefoni: +389 70 244 919